Lajme

Diplomati turk darkon me ministrat kosovarë


Darka e perbashket

Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar se kanë pritur në vizitën diplomatin turk, ministrin e jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Turku nuk është takuar vetëm me homologen e tij, Donika Gërvallën, por edhe me një numër të ministrave të Qeverisë.

“Pas pritjes, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Takimi i perbashket

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse.

Në njoftim nuk është kumtuar asgjë rreth temave të takimit e as të darkës së përbashkët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore