Lajme

Dioqeza e Rashkës: Persona të armatosur po lëvizin në oborrin e Manastirit të Banjskës


Dioqeza Rashkë-Prizren ka njoftuar se persona të maskuar dhe të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh.

“Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në reagimin e Dioqezës.

Dioqeza e ka dënuar ashpër dhunën që ushtrohet në objektin fetar të Kishës ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë.

“Ky është incident i rëndë me implikime potencialisht të gjëra. Prandaj, është e domosdoshme të merren gjitha veprimet e nevojshme për ta ruajtur qetësinë dhe rendin”.

Po ashtu Dioqeza i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të ndjerë.

“Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raportimeve, një grup i armatosur i maskuar depërtoi brenda portave të Manastirit, duke përdorur një automjet të blinduar”, thuhet tutje në reagim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore