Sport

Diego Costa mund t’i bashkohet Falcao-s te Rayo Vallecano


Departamenti sportiv i Rayo Vallecano-s dhe menaxheri Andoni Iraola po mbahen në errësirë për një lëvizje të mundshme të Diego Costa-s, raporton Cadena COPE, me presidentin Raul Martin Presa që e trajton këtë çështje personalisht.

Costa, 33 vjeç, luajti për herë të fundit për Atletico Mineiro të Brazilit, duke shënuar katër gola teksa fitoi dy trofe, pasi u largua nga Atletico Madrid në dhjetor 2020.

Një lëvizje te Rayo – ku më parë ai kaloi sezonin 2011-12 në huazim – do ta shihte atë të formonte një dyshe sulmuese veterane me Radamel Falcao.

Megjithatë, sipas COPE, trajneri Iraola do të preferonte objektiva të tjerë.

Kujtojmë se Diego Costa dhe Radamel Falcao kanë luajtur së bashku edhe te Atletico Madrid-i, ku kanë qenë një dyshe vrastare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore