Sport

Diaz para ndeshjes me Inter-in: Do të jetë një derbi drithërues


Ylli i Milanit, Brahim Diaz pret një derbi “drithërues” të Ligës së Kampionëve kundër Inter-it dhe beson se shoku i tij i skuadrës Rafael Leao dhe Vinicius Junior i Real Madridit kanë dy gjëra të përbashkëta.

Spanjolli pritet të startojë të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Milan-it dhe Inter-it.

“Ndeshja do të jetë e çmendur, sigurisht emocionuese”, tha Brahim Diaz për “Marca”.

“Kemi luajtur shumë ‘finale’ radhazi dhe nuk kemi pasur kohë të mendojmë. Por meqë e dimë se ishte Inter-i, atmosfera e derbit është elektrizuese. Jam i sigurt se edhe lojtarët e Inter-it do të jenë në ankth, me shumë motivim dhe duke e ditur rëndësinë e ndeshjes”, shtoi Diaz.

Brahim tashmë ka përjetuar derbi të mëdhenj në Madrid, mes Realit dhe Atletico Madrid-in, por ai tha se derbi i qytetit italian është ndryshe nga të tjerët.

“Në Milano, gjithçka është shumë pasionante. Milan-i dhe Inter-i janë dy skuadra të mëdha që duan gjithmonë më shumë dhe duan të nxjerrin gjoksin për të thënë: ‘Unë i përkas këtij ekipi dhe ky ekip sundon qytetin’. Do të jetë një betejë, pa dyshim”, theksoi mesfushori spanjoll.

Rafael Leao mbetet në dyshim për ndeshjen dhe Stefano Pioli do të marrë një vendim përfundimtar për yllin portugez pas seancës stërvitore të së mërkurës në Milanello.

“Ai është një lojtar i madh, me forcë fizike të jashtëzakonshme. Gjithmonë duhet t’ia pasosh topin sepse ai është i pandalshëm kur ka hapësirë. Jemi miq, flasim shumë dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë. E shikoj gjithmonë për të krijuar rrezik. Ai është shumë i shpejtë”.

(Photo by Pier Marco Tacca/AC Milan via Getty Images)

Kur u pyet për ngjashmëritë mes Leao-s dhe yllit të Real Madrid, Vinicius Junior, Brahim tha: “Ata kanë diçka të ngjashme. Të dy janë lojtarë të mëdhenj dhe gjithashtu të dy nisin nga i njëjti sektor, që është krahu i majtë”.

Huazimi i Brahim-it nga Real Madrid përfundon në qershor, por 23-vjeçari, një ish-mesfushor i Manchester City-t, nuk mendon për një rikthim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

“Tani jam i fokusuar te Milan-i. Kjo është ajo që po them. Dua të jem i përqendruar 100 për qind, këtu. Një lojë shumë e rëndësishme po vjen dhe unë mendoj vetëm për të dhënë më të mirën time”.

Kujtojmë që Diaz ka qenë një nga futbollistët më thelbësorë te Milan-i këtë sezon, duke shënuar gola në ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve.

Megjithatë, raportet e fundit në Itali dhe Spanjë pretendojnë se kuqezinjtë nuk kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme gjatë verës.

Brahim ka shënuar gjashtë gola në 39 paraqitje në të gjitha garat me Milani-n këtë sezon, duke dhënë katër asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore