Sport

Di Maria flet për bashkëlojtarët e tij në PSG dhe Ronaldo-n


Angel Di Maria thotë se Lionel Messi është një futbollist jashtëtokësor, por ai preferon të trajtohet si person i thjeshtë.

Messi u bashkua me shokun e tij të Argjentinës në Paris Saint-Germain në gusht, pasi kishte përfunduar lëvizjen e tij nga Barcelona.

Dhe Di Maria gjithashtu zbuloi pseudonimin e tij për kolegun e tij të ri, si dhe preferencën e Messit për të qëndruar larg qendrës së vëmendjes.

“Unë gjithmonë e quaj atë ‘Titch’ “, tha Di Maria gjatë një interviste me TyC Sports.

“Jo në fillim, por pasi u bëmë shokë, ndërsa ai gjithmonë më quan ‘Noodle’, dhe unë mendoj se kështu do të jetë gjithmonë tani e tutje”.

“Ai është një nga ne tani, dhe kështu i pëlqen, atij nuk i pëlqejn të trajtohet ndryshe, kjo është arsyeja pse ai sillet më mirë me ata që e trajtojnë si njeri të thjeshtë”.

“Sepse nëse e trajtoni atë si një futbollist, një alien,  atëherë do të jeni jashtë interesit të tij.

“Ne të gjithë bëjmë shaka dhe e quajmë atë alien, dhe ai është, por në fund ai është thjesht Leo, ai është ‘Titch’ dhe ne e trajtojmë atë në atë mënyrë”.

Di Maria është një nga lojtarët e paktë që ka luajtur së bashku me Messin dhe Cristiano Ronaldon, dhe 33-vjeçari nuk ka asgjë tjetër përveçse lëvdata edhe për portugezin.

“E ftova Cristianon në festën time të parë të ditëlindjes që kisha në Madrid”, tha ai.

“Unë nuk mendova se ai do të vinte, por ai dërgoi mesazhe për të thënë se do të ishte aty.

“Dhe ai përfundoi duke u ulur me miqtë e mi dhe duke biseduar sikur të njihnin njëri tjetrin. Kjo më befasoi”.

Këtë vit, Di Maria do të jetë pjesë e një prej vijave më të frikshme të parë ndonjëherë në futbollin botëror, së bashku me Messin, Kylian Mbappe-n dhe Neymar.

“Neymar është ajo që shihni, ai është gjithmonë i lumtur, një brazilian tipik me një zemër të madhe”, tha Di Maria.

Nga Mbappe, Di Maria zbuloi se momenti i shpërthimit të yllit të ri në Kupën e Botës 2018 erdhi pavarësisht se skuadra e tij franceze kishte frikë nga më e keqja për të luajtur me Argjentinën.

“Mbappe më tha se po e frikësoheshin kur po përballeshin kundër nesh”, tha Di Maria, por francezët fituan duelin me dy golat e Kylian Mbappe.

Argjentiasi ka fituar Copa American gjatë verës së vitit 2021 dhe do synojë të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm me superekipin e PSG.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore