Sport

Dhurata për Champions-in… rinovimi i kontratës


Thomas Tuchel, trajneri i cili i solli Chelsea-s Champions-in pas nëntë viteve, do të shpërblehet me kontratë të re.

Trajneri gjerman iu bashkua bluve në mes të sezonit, pas shkarkimit të Frank Lampard.

Gjermani ka kaluar disa muaj të mrekullueshëm me blutë, duke arritur kualifikimin në Champions, në dy mënyra.

Fillimisht, përmes kampionatit, e pastaj, duke fituar vet kompeticionin.

Chelsea u shpallën kampionë Evrope pas fitores me rezultat minimal përballë Manchester City-t.

Dhe, siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Thomas Tuchel do të shpërblehet me kontratë të re.

“Thomas Tuchel do të takohet me bordin e Chelsea-s ditët e ardhshme për të nënshkruar kontratë të re, e konfirmuar”.

“Është thjesht qështje kohë. Ai është duke planifikuar për nënshkrime të reja bashk me klubin”.

“Marrëveshja do të kompletohet deri në qershor të vitit 2023, me opsion për një sezon më shumë”.

Chelsea synon nënshkrimin me dy lojtarë, një sulmues dhe yllin anglez të Dortmund-it, Jadon Sancho,

Se çfarë kërkesa tjera mund të ketë Tuchel për klubin, mbetet për t’u parë pas rinovimit të kontratës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore