Lajme

“Dhurata” e SHBA-ve për Ukrainën në ditën e saj të pavarësisë


Autoritetet amerikane pritet të shpallin një ndihmë shtesë prej rreth 3 miliardë dollarësh.

Kjo, për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për vitet në vijim.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët i thanë AP-së se paketa pritet të shpallet të mërkurën, ditën kur lufta arrin kufirin gjashtëmujor dhe Ukraina feston ditën e saj të pavarësisë.

Paratë do të financojnë kontrata për dronë, armë dhe pajisje të tjera që mund të mos shohin frontin e betejës për një ose dy vjet, thanë ata.

Totali i paketës së ndihmës – e cila po ofrohet nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës – mund të ndryshojë brenda natës, por jo shumë.

Disa zyrtarë folën në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi ndihmën përpara publikimit të saj.

Ndryshe nga shumica e paketave të mëparshme, financimi i ri synon kryesisht të ndihmojë Ukrainën.

Kjo, në qëndrimin e saj të mbrojtjes afatmesme dhe afatgjatë, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje.

Dërgesat e mëparshme, shumica e tyre të kryera nën Autoritetin e Tërheqjes Presidenciale, janë fokusuar në nevojat më imediate të Ukrainës për armë dhe municione dhe materiale të përfshira që Pentagon-i tashmë i ka në magazinë që mund të dërgohen në një kohë të shkurtër.

Gjashtë muaj pas pushtimit të Rusisë, lufta është ngadalësuar, pasi të dyja palët shkëmbejnë sulme luftarake dhe përparime të vogla në lindje dhe jug.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore