Shqipëria

Devoll/ Vdes 2-vjeçari pasi piu raki në vend të ujit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Devoll, ku një fëmijë 2-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi në mënyrë aksidentale kishte konsumuar raki.

Mësohet se në momentin kur nëna e tij po bënte punët e shtëpisë, i mituri ka marrë një bidon, te cilin e kishte menduar si ujë, por kishte brenda raki.

Ai u dërgua në spitalin e Blinishtit, por pa shenja jete.

Sipas mjekëve, rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, gjë që i ka sjellë dhe vdekjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore