Gjykata Speciale

Dëshmitari i gjashtë: Në shtator të 98-ës kam shkuar në Negrovc për t’u takuar me Jakup Krasniqin


Dëshmitari i gjashtë.

Dëshmitari i gjashtë me kodin ‘4355’, është përgjigjur në pyetjet e avokatëve në gjykatën Speciale.

Ai gjatë dëshmisë së tij nga avokatët mbrojtës të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pyetur për rojën që bëhej natën në fshatin e tij dhe cila ishte arsyeje që bëhej një mbrojtje e tillë për fshatin

Dëshmitari i gjashtë po ashtu është marrë në pyetje edhe nga mbrojtësi i Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis.

Ai gjatë dëshmisë së tij ka thënë se në vitin 1998 ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin, por që një takim i tillë nuk ishte realizuar

Avokati: Dëshmitar, e di që ka kaluar shumë kohë prej ngjarjeve nuk është një testim për kujtesën e juaj, por dua të sqaroni disa pyetje dhe nëqofse nuk i mbani mend disa gjëra, ju lutem na thoni që nuk e mbani mend.

Do të lexoj një citim të vogël nga intervista që i keni dhënë ZPS-së në vitin 2019, për referencë ky është teksti në gjuhën shqipe në faqen 18 në rreshtat nga 18 deri në 24.

ZPS-së i keni thënë si me poshtë: “pyetja ishte “po personi 3”? Përgjigja është “po” pyetja më pas është “ti nuk e dinë do të thotë diçka që personi “3” ishte bashkuar në UCK në vitin 98” dhe ti përgjigjesh “jo”. Megjithatë, pyetja është kjo a e kuptoj unë drejt që personi numër 3 nuk ishte kyçur në UCK në vitin 1998?

Dëshmitari: Po

Avokati: Ti për ZPS-në thua, “në një rast personi 3 bëri një mbledhje në fshat, personi 3 ka bërë roje me disa të rinjtë. Fshati ka mbajtur mbledhje që të dilet dhe të bëhet roje natën. Pyetje: Ka qenë civilët e fshatit ata që kanë bërë detyrat e rojës, përgjigja juaj është “e rojës po”, pyetje a është a ju kujtohet që ja keni thënë prokurorisë në intervistën në vitin 2019?

Dëshmitari: Po

Avokati: A mund të na thuash se kur ka ndodhur ky incident?

Dëshmitari: Ka fundi i 98-të, kryesia e fshatit e ka mbajtur mbledhjen që disa me dal natën dhe të bëjnë rojën në fshat.

Avokati: A mund të na thuash përafërsisht se në çfarë muaji ka ndodhur kjo, nuk është e rëndësishme ta thuani datën?

Dëshmitari: Në 98-tët dikund në shtator.

Avokati: Meqë kuptoj këtu të bëjë roje nuk paguheshe, nuk ishte punë me pagesë, por ishte punë vullnetare?

Dëshmitari: Vullnetare pa pagesë ka qenë.

Avokati: Askush nuk detyrohej ta bënte këtë punë apo jo?

Mbulohet përgjigja e dëshmitarit.

Avokati: A mund ta sqaroni se për çfarë ruhej fshatarët fshatin nga kush e ruanin?

Dëshmitari: Fshatin e kemi ruajtur nga forcat serbe që të jepet një alarm në rast se ka diçka.

Avokati pyet se a ishte e zakonshme që edhe në fshatrat e tjerë të bëhej roje, pas kësaj pyetje seanca kalon në të mbyllur.

Intervistimi i dëshmitarit të gjashtë nga avokati Aidan Ellis

Avokati: Është e drejtë të themi që familja juaj u përpoq të kontaktonte Adem Demaçin apo jo?

Dëshmitari: Po

Avokati: Të kujtohet kur ka ndodhur?

Dëshmitari: Në 98-tët.

Avokati: Pak a shumë të kujtohet kur në 98-tën?

Dëshmitari: Jo

Avokati: Do të lexoj një fragment nga intervista që i keni dhënë prokurorisë pjesa 4 faqje 19 rreshta 13 në anglisht, pjesa 4 faqja 16 rreshtat 3 dhe 9 në shqip. Në këtë intervistë keni thënë se në 1998-tën mbase në fillim por jo në muajt e fundit të 98-të, prokuroria të pyet mos nga vjeshta e 98-tës, ju jeni përgjigjur po mbase rreth asaj periudhe. Kështu të kujtohet akoma?

Dëshmitari: Ndoshta ka qenë vjeshta.

Avokati: Prokurori të ka pyetur në atë kohë se kush ishte Adem Demaçi, ti je përgjigjur në atë kohë ata thonin që ishte kryesori thonin që është edhe mbi UCK-në, do të ishte sërish përgjigjja juaj kjo sot?

Dëshmitari: Në atë kohë kështu ka qenë, në atë kohë.

Avokati: Këtë e kishe dëgjuar që e thonin në përgjithësi njerëzit në fshat apo jo?

Avokati Aidan Ellis

Dëshmitari: Po edhe përmes lajmeve në televizion.

Avokati: Të kujtohet, të kenë thënë njerëzit që Adem Demaçi ka qenë përfaqësuesi politik i UÇK-së?

Dëshmitari: Po, ashtu thoshin.

Avokati: Ti po ashtu i ke thënë Prokurorisë se shkove në fshatin e Jakup Krasniqit, kështu? Kishe dëgjuar që zotëri Krasniqi ishte zëdhënësi i UÇK-së, kështu?

Dëshmitari: Po

Avokati: Të kujtohet kur ke shkuar në fshatin e tij?

Dëshmitari: Po

Avokat: Kur?

Dëshmitari: Në shtator të 98-ës.

Avokati: Ti personalisht nuk e njihje Jakup Krasniqin apo jo? Dhe asnjëherë nuk ishit anëtar i UÇK-së? Pra, ti informacionin për të e kishe nga gjërat që kishe dëgjuar në media ose që ke dëgjuar fshatarët e tjerë, kështu?

Nuk dëgjohet përgjigja e dëshmitarit.

Avokati: Pra, kur i the prokurorisë që Jakup Krasniqit ishte mbi ushtrinë, këtë e ke thënë sepse kishe dëgjuar se ishte zëdhënësi apo jo? Dhe të kujtohet emri i fshatit që ke shkuar për të takuar zotërin Krasniqi?

Dëshmitari: Aq sa mundem me ditë në Negrovc.

Avokati: Edhe emrin e fshatit në media e ke mësuar? Do të thotë shkove tek fshati dhe nuk i the askujt që do të shkoni?

Dëshmitari: Bashkë me nënën, pasi që gjithmonë ishte nëna ajo që kërkonte të shkonte dhe mua më duhej ta qoja.

Avokati: Dhe kur shkove atje e kuptove që Jakup Krasniqi nuk ishte atje?

Dëshmitari: Po

Avokati: Duke qenë se nuk ishte atje, nuk biseduat ndonjëherë me Jakup Krasniqin për këtë çështje?

Dëshmitari: S’kemi biseduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore