Lajme

Derek Chauvin kërkon të apelojë dënimin për vrasje


Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin ka paraqitur në njё letërnjoftim kërkesën për të apeluar dёnimim e tij pёr vrasjen e George Floyd.

Kjo me argumentin se gjyqtari qё mori pёrsipёr çёshtjen e tij ka abuzuar në gjykimin e tij, si dhe ka bёrё gabime tё shumta gjatё procesit gjyqësor.

Derek Chauvin, një amerikan i bardhë i dënuar për vdekjen e afro-amerikanit Floyd, pasi u gjunjëzua në qafën e tij gjatë arrestimit të tij në vitin 2020, sipas dokumentave të gjykatës të paraqitura të enjten, nuk ka para për të punësuar një avokat dhe po përfaqëson veten.

Në apelin e tij, Chauvin planifikon të ngrejë 14 çështje të veçanta, përfshirë vendimin e gjyqtarit Peter Cahill për të refuzuar kërkesën e Chauvin për të zhvendosur gjyqin nga qarku Hennepin, për shkak të publicitetit intensiv paraprak.

Chauvin argumentoi se, “gjyqtari i mohoi në mënyrë të padrejtë kërkesat për t’i dhënë atij një gjykim të ri, sekuestro jurinë gjatë gjykimit dhe skualifikonte juristët e mundshëm të njëanshëm gjatë përzgjedhjes së jurisë”.

Ai gjithashtu tha, se “gjyqtari lejoi prokurorët të shtonin një akuzë për vrasje të shkallës së tretë pak para gjykimit, duke konluduar se burri që kishte qenë me Floyd ditën e arrestimit të tij nuk mund të detyrohej të dëshmonte”.

Chauvin paraqiti veçmas një kërkesë për ta lënë apelin e tij në pritje, derisa Gjykata Supreme e Minesotës të shqyrtojë një vendim të mëparshëm për t’i mohuar atij një mbrojtës publik në apelin e tij.

Në një deklaratë Chauvin tha se, “nuk kishte të ardhura apo asete përveç rrogave nominale të burgut dhe dy llogari të daljes në pension. Shoqata e Oficerëve të Paqes dhe Policisë në Minneapolis, e cila financoi mbrojtjen e tij, pushoi së paguari për përfaqësimin e tij ligjor pas dënimit të tij”.

Një grup i vogël njerëzish duke marshuar pasi ish-oficeri i policisë në Minneapolis Derek Chauvin u dënua me 22.5 vjet burg për vrasjen e George Floyd, 25 Qershor 2021

Vrasja e George Floyd

Juria e shpalli Chauvin fajtor për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë në vdekjen e Floyd. Vendimi u pa gjerësisht si një referim historik i përdorimit joproporcional të forcës policore, kundër amerikanëve me ngjyrë.

Chauvin u dënua me 22 vjet e gjashtё muaj. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat federale për të drejtat civile, me të cilat përballet gjithashtu.

Megjithatë, anëtarët e familjes Floyd dhe të tjerët të zhgënjyer thanë se, prisnin që dënimi të ishte më i gjatë. Ekspertët ligjorë theksuan se është jashtëzakonisht e rrallë që një oficer policie të ndiqet penalisht, të dënohet me burgim kaq të rëndë.

46-vjeçari Folyd bleu një paketë cigare në një dyqan në Minneapolis-in Jugor, mbrëmjen e 25 majit 2020.

Një ndihmës i dyqanit mendoi se ai përdori një kartëmonedhë të falsifikuar 20-dollarëshe dhe lajmëroi policinë, pasi Floyd refuzoi t’i kthente cigaret mbrapsht.

Oficerët mbërritën dhe e prangosën, por kur ata u përpoqën ta fusnin në makinën e policisë ai bëri rezistencë dhe nga përleshja Floyd përfundoi me fytyrë në trotuar.

Chauvin, 44 vjeç, vendosi gjurin e tij të majtë midis kokës dhe qafës së Floyd-it dhe e mbajti atë për shtatë minuta e 46 sekonda, sipas prokurorëve.

Dy oficerë të tjerë e ndihmonin, ndërsa një tjetër ndalonte përfshirjen e dëshmitarëve në skenë.

Më shumë se 20 herë, Floyd përsëriti se nuk mund të merrte frymë. Ai u shpall i pajetë një orë më vonë në spital.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore