Lajme

Deputetja serbe në KiE e ashpër me Bakoyannis: S’ke integritet – je hipokrite


“Hipokrite” e ka quajtur raportuesen e Kosovës në Këshillin e Evropës Dora Bakoyannis, deputetja serbe Biljana Pantiç-Pilja në KiE.

“Ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Një shtet i cili ka respektim të së drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jetë anëtarë në KiE. Pse nuk flisni për të drejtat e serbëve?”, ka pyetur ajo Bakoyannisin.

“Do të shënoheni në histori si dikush që në mënyrë më brutale keni shkelur të gjitha normat dhe parimet mbi të cilat kjo organizatë është themeluar”, shtoi.

“Ju keni thënë po ju citoj: ‘Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre?’”.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka pretenduar se prejse është zgjedhur kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur “spastrim etnik të komunitetit serb”.

“Ajo që po bëni është precedent në të cilin do të hapni kutinë e Pandorës, kjo tashmë nuk ka kuptim”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore