Lajme

Deputetja britanike, BE-së dhe SHBA-së: E goditët me shkop Kosovën, aleaten tonë demokratike


Kryetarja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, gjatë fjalimit të saj në parlamentin britanik, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për qasjen e tyre ndaj Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ka një zë të pavarur brenda QUINT-it dhe arenës ndërkombëtare për t’i thënë jo BE-së dhe SHBA-së. Ne mund t’u themi atyre, ju do të na lejoni të marrim pjesë në bisedimet e paqes në Kosovë dhe nuk do të vazhdoni të keni qasjen që keni aktualisht, sepse gjithçka që po bëni është të na goditni aleaten tonë demokratike me shkop”, tha ajo.

Siç tha ajo, më 29 maj u sulmuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan nga persona që ishin të financuar nga Serbia.

“Pamë një sulm brutal nga një milici e mbështetur, e financuar dhe e armatosur nga Beogradi ndaj KFOR-it. 26 oficerë ushtarakë që u plagosën rëndë ose u shtruan në spital. Ne e dimë se ishin milici të financuara nga Beogradi dhe situata në fund u krijua nga Beogradi”, shtoi ajo.

Po ashtu deputetja britanike theksoi se “fajin e kishte Serbia” që kishte rrëmbyer tre policë të Kosovës dhe nuk u kundërshtua fakti se ishte ndalim arbitrar dhe i paligjshëm, por u vendosen sanksione ndaj Kosovës.

“Qeveria amerikane tha se nuk ju lejohet më të merrni pjesë në një stërvitje të planifikuar ushtarake, Ne nuk do t’ju ndihmojmë më që të njiheni nga vendet e tjera. Nuk jeni të mirëpritur në ShBA”.

“Serbia mori pjesë në një stërvitje ushtarake me SHBA-në vetëm një javë më vonë, ndërkohë që policët kosovarë mbaheshin ende ilegalisht. Çfarë mesazhi i dërgon kjo Kosovës, një aleate demokratike që na ka mbështetur mbështetur në Ukrainë dhe ka bërë gjithçka që ne i kemi kërkuar. Dënime të mëdha ka pasur nga ShBA-ja dhe BE-ja, të cilat tani kanë vendosur sanksione kundër Kosovës, por edhe Serbisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore