Jetesë & Stil

Dënohet me një vit burgim Rinor Hykolli – menaxher i Tayna-s


Tayna, Rinor Hykolli

Gjykata themelore e Gjilanit e ka dënuar me një vit burgim efektiv, menaxherin e rep artistes, Tayna, – Rinor Hykollin.

Rinor Hykolli – Menaxher i rep artistes, Tayna.

Hykolli është akuzuar nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit, Liridon Bajrami, duke e goditur me dorezë të revoles dhe me grushte, shkruan Betimi për Drejtësi.

Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi do të marrë formën e prerë, ndërsa koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij.

Bazuar në aktakuzë, më datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës “Stop”, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Vepra penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, është e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Tayna dhe Rinor Hykolli.

Në anën tjetër, që prej nisjes së historisë së akuzës ndaj Hykollit, rep artistja, Tayna, nuk ka reaguar as edhe një herë publikisht rreth këtij rasti.

Dyshja njihen për bashkëpunimin që prej nisjes së karrierës së Tayna-s, duke e pasur Rinorin gjithmonë pranë saj, në rolin e menaxherit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore