Lajme

Deliu-Kodra shkarkohet nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit


Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është shkarkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Për shkarkimin e Deliu-Kodrës si anëtare e Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit, kanë qenë katër vota pro e dy abstenime.

E gjithë kjo situatë është krijuar pasi që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e kishte akuzuar deputeten Deliu-Kodra, se kishte marrë para pa qenë fare prezentë në mbledhjet e Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit.

Sipas deputetes së PDK-së, ky diskutim nuk do të kishte ndodhur nëse Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, “nuk do të dilet në një linçim publik para së me sjell një raport në kuvend”, duke iu referuar një paraqitje televizive të Haxhiut, në të cilën i kishte drejtuar akuzat e saj ndaj deputetes.

“Ministrja ka zgjedhur e para të ju drejtohet mediave për të më linçuar si hajneshë në opinionin publikë dhe pastaj të vije raportimi në Komision. Më vjen keq kjo po shihet së është vetëm tendencë personale. Nëse sot vini dhe thoni që Rozeta Hajdari nuk është fajtore, ti je fajtore. Unë jam turpëruar prej një interviste”, tha Deliu-Kodra.

Nga ana tjetër, në përgjigjen e saj, ministrja Haxhiu ka thënë se duhet t’i vie “turp” deputetes së PDK-së, madje theksoi se ajo duhet të kërkoj falje për këtë, teksa shtoi se Deliu-Kodra “duhet që të kthej ato para që ka marr pa shkuar në Komision fare”.

“Unë mendoj që ajo [Rozeta Hajdari] as një cent se ka keqpërdoru për dallim prej teje. Turpërohu për veprimet tuaja, po të isha ne vendin tënd do të deklarohesha publikisht. Për besë nuk besoj kurrë që e kam përdoru termin hajn apo hajneshë”, tha Haxhiu.

Tutje, ministrja shtoi se këtë debat “e vazhdoj në gjykatë”, dhe po ashtu ajo i ftoj “mediat që të jenë edhe në seancën gjyqësore”, pas padisë që Deliu-Kodra ia ka bërë Haxhiut rreth pretendimeve të saj.

“Po të isha në vendin tënd do të kërkoja do ta ktheja buxhetin që është i shteti dhe jo i joti”, shtoi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore