Sport

De Ligt-i kontratë me dy klauzola, njëra favorizon Barcelona-n


Mbrojtësi i Juventus-it, Matthijs de Ligt-i ka dy klauzola të vendosura në kontratën e tij me bardhezinjtë, raporton katalansja “Sport”.

Holandezi ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, që hyn në fuqi nga vera e ardhshme. Po kjo klauzolë, ndryshon nëse bëhet fjalë për Barcelona-n.

Juventus-i dhe agjenti i holandezit, Mino Raiola, janë dakordësuar që nëse Barcelona kërkon të transferojë De Ligt-in, shuma që duhet të paguajë është 75 milionë euro. Shumë e njëjtë me atë që Juventus-i pagoi te Ajax-i në 2019.

Në 2019 edhe Barcelona u përpoq për të nënshkruar me De Ligt-in. Por, pas marrëveshjes me Frenkie de Jong-un, po nga Ajax-i për shifrën e 85 milionë eurove, mundësitë financiare ishin të pakta.

Aktualisht si Juventus-i, ashtu dhe Barcelona gjenden në situatë jo të mirë ekonomike. 75 milionë eurot do të ishin më të përballueshme nga Barcelona.

“Zonja e Vjetër” ka ende pa paguar edhe 35 milionë euro te Ajax-i për De Ligt-in. Para të cilat duhet të paguhen deri në fund të sezonit.

Ndërsa, problemi i vetëm që paraqitet në këtë situatë është paga e lojtarit. Holandezi përfiton rreth 8 milionë euro në sezon dhe Barcelona-s do i duhet të bëjë disa largime, në mënyrë që të regjistroj mbrojtësin, nëse arrin ta transferojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore