Jetesë & Stil

David Beckham, me urim romantik për ditëlindjen e 47-të të bashkëshortës së tij Victoria.


Futbollisti i njohur anglez, David Beckham, ka publikuar një postim romantik me rastin e ditëlindjes të gruas së tij, këngëtares dhe disenjatores britanike, Victoria Beckham.

Ikona e futbollit publikoi një fotografi ku shfaqet përkrah bashkëshortes në një natë të këndshme pranë plazhi.

Çifti dukeshin në super formë. Beckham, i cili kishte zgjedhur të vishte një palë xhinse, këmishë ngjyrë gri, pozoi duke u shoqëruar me një gotë verë të kuqe, në praninë e Victorias, që në imazh u shfaq me një fustan të bardhë plazhi.

“Urime ditëlindjen nënë. Të duam shumë, ti e meriton ditën më të mirë. Për nënën dhe gruan më të mirë urime ditëlindjen e 47-të”, ka shkruar David, teksa e ka uruar Victorian edhe në emër të fëmijëve të tyre.

Ish-anëtarja e grupit të famshëm “Spice Girl”, e cila u pa duke festuar me familjen e saj dhe të Kim Kardashian në Miami një natë para ditëlindjes, dukej në formë teksa kishte veshur pantollone lëkure me këmishë të bardhë dhe këpucë ngjyrë portokalli.

Që kur David Bechkam e ka marr përsipër ekipin futbollistik “Inter Miami”, çifti po kalojnë më tepër kohë atje bashkë me familjen e tyre.

Brooklyn Beckham, Romeo James Beckham, Harper Seven Beckham dhe Cruz Beckham, janë emrat e të katër fëmijëve të dyshes, Victoria dhe David.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore