Jetesë & Stil

Dashuri si në ‘përralla’ mes Harrison Ford dhe Calista Flockhart


Kur dashuria triumfon, mosha mbetet vetëm një numër.

Harrison Ford dhe Calista Flockhart deklaruan në një intervistë se diferenca në moshë nuk i shqetëson, përkundrazi është thjesht një numër.

Calista madje pranoi se shpesh ajo harron se ai është 22 vjet më i madh.

Ford, nga ana tjetër, pranoi se nuk kishte pasur një lidhje serioze për një kohë, përveç asaj që kishte me fëmijët e tij.

Por duket se takimi me Calista-n ishte një pikë kthese në jetën e tij.

Madje shprehu habinë kur zbuloi se ishte i aftë të krijonte një marrëdhënie afatgjatë.

Prej 20 vitesh ata janë bashkë dhe duket se asgjë nuk mund ta ngadalësojë historinë solide të dashurisë mes Harrison Ford dhe Calista Flockhart.

Çifti i njohur i Hollywood-it ka “lulëzuar” në një botë ku romancat e gjata janë një perlë e rrallë.

Një dashuri që “lulëzoi” pavarësisht gjithçkaje.

Calista dhe Harrison u takuan për herë të parë në “Golden Globes” në 2002.

Nga ana e saj, Calista është gjithashtu një aktore e sukseshme, e cila ka qenë fituese e “Golden Globe”.

Është evidente se të dy artistët kishin të njëjtin profesion dhe e njihnin mirë Hollywood-in, por kur bëhej fjalë për jetën private nuk mund të ishin më ndryshe,

Ford u divorcua dy herë dhe tashmë është baba i katër fëmijëve, ndërsa Calista ishte një nënë beqare e një djali të sapo-adoptuar.

Duke i shtuar kësaj, aktori është gjithashtu një baba i përkushtuar për djalin e tyre të adoptuar, Liam, i cili tani është 20 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore