Boterori 2022

Danimarka luan vetëm për fitore ndaj Australisë, formacionet zyrtare


Danimarka duhet patjetër të fitojë ndaj Australisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës, për të vazhduar tutje në fazën tjetër.

Momentalisht, danezët kanë vetëm një pikë në Grupin D në vendin e tretë, ndërsa Australia është në vendin e dytë me tre pikë.

Pra, edhe një barazim do t’ju konvenonte australianëve, derisa Danimarka vetëm me fitore mund të vazhdojë tutje.

Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes, tashmë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare:

Australia (4-4-2): Ryan; Karacic, Souttar, Roëles, Behich; Leckie, Irvine, Mooy, Goodëin; McGree, Duke.

Danimarka (4-2-3-1): Schmeichel; Kristensen, Andersen, Christensen, Maehle; Hojbjerg, Jensen, Eriksen; Skov Olsen, Braithëaite, Lindstrom.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore