Lajme

Dalin në “sipërfaqje” shifrat e përmbytjes në Gjermani


Prestigjiozja gjermane BILD shkruan se deri në orët e para të mëngjesit, të së shtunës së 17 korrikut, numri i fataliteteve përllogaritet në të paktën 133.

Në Nordrhein-Westfalen janë 43 viktima ndërsa në Rheinland-Pfalz shifra e fataliteteve shkon në 90.

Sipas policisë gjermane, situata në Erftstadt-Blessem pranë Këln-it u përkeqësua në mënyrë dramatike të premten e 16 korrikut.

Administratori i Qarkut Frank Rock (CDU) tha se rryma erdhi shumë shpejt.

Në rrethin e Heinsberg, është thyer një digë në Rur. Sipas informacioneve nga qeveria e rrethit të Këlnit, punëtorët e shpëtimit kanë filluar të evakuojnë rrethin e Ophoven në Wasserberg.

Ata bëjnë me dije nëpërmjet platformës Twitter, se rreth 700 banorë janë prekur. Shkalla e dëmit të shkaktuar nga prishja e digës nuk dihet ende. Rur e ka burimin në Eifel dhe derdhet në Meuse afër Roermond-it në Holandë.

Skepticizmi i shkencëtarëve

Një shkencëtar i Manheim-it është skeptik ndaj kërkesës për ndihmë të shpejtë për ata që janë dëmtuar nga stuhitë.

“Hulumtimet ekonomike tregojnë se ndihma e shpejtë dhe jo burokratike për viktimat e përmbytjeve, sado e nevojshme të shfaqet në raste individuale, është joproduktive në planin afatgjatë”, tha Daniel Osberghaus nga Qendra Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW).

Ata kundërshtuan stimujt për sigurime private, të tilla si marrja e sigurimeve të rreziqeve natyrore ose ndërtimi i masave parandaluese.

Diskutimi rreth fondeve të ndihmës tërheq vëmendjen nga detyra aktuale e politikës: Në funksion të avancimit të ndryshimit të klimës, është e rëndësishme të zhvillohen masa afatgjata për situata ekstreme të motit që funksionojnë pa ndihmë shtetërore nga përmbytjet.

Sipas tij, kjo përfshinte promovimin e sigurimeve personale, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta në zonat me rrezik, forcimin e tregut të sigurimeve për rreziqet natyrore, për shembull përmes sigurimeve të detyrueshme dhe më pak vulosje sipërfaqësore.

Reagimi i qeveritarëve

Kancelares Angela Merkel iu desh të dëshmojë nga përtej oqeanit situatën. Ajo ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku ka zhvilluar takime edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Zemra ime është me të gjithë ata që në këtë katastrofë, kanë humbur më të dashurit”, tha ajo nga foltorja e Shtëpisë së Bardhë.

Pas, nuk u lanë as qytetarët e Luksemburgut, Holandës dhe Belgjikës. Këta të fundit, po përballen gjithashtu me një situatë të tillë.

Pasuesi i Merkel-it në krye të Unionit Kristian-Demokrat, Armin Laschet, u gjend pranë vendeve të prekura. Mesazhet kryesore – përtej ngushëllimeve – ishin thirrjet e dëmeve që u janë shkaktuar natyrës.

“Duhet të veprojmë. Sa më parë. Kjo është një thirrje e natyrës për të marrë masa të përbashkëta vepruese mbi problemet e mjedisit”, do të deklaronte Laschet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore