Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e parë të Ballkanit në Ligën e Konferencës


Ballkani do ta shkruajë historinë këtë të enjte, ku do të debutojë në grupet e Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka do të përballet me kampionët e Rumanisë, FC Cluj, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:45.

Për këtë ndeshje, klubi i Ballkanit ka dalë me njoftim se biletat tashmë janë në dispozicion për shitje.

Kampionët e Kosovës njoftojnë se blerja e biletave mund të bëhet në sistemin online.

Biletat më të lira për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër janë nga 5 euro në sektorët veri dhe jug. Çmimi i një bilete në lindje do të kushtojë 10 euro. Në perëndim 15 si dhe një ulëse në tribunën VIP do të kushtojë 50 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore