Jetesë & Stil

DailyMail shkruan për Morena Tarakun dhe byzylykun e saj në vlerë prej 340 mijë eurosh


Prestigjiozja britanike, “DailyMail”, ka publikuar një artikull për disa fëmijë të pasur si dhe pushimet e tyre luksoze nën titullin – “Fëmijët e pasur e bëjnë verën”, brenda të cilit ka përfshirë edhe modelen e këngëtaren nga Kosova, Morena Tarakun.

“Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime. Por jo aq për elitën botërore që kanë refuzuar të lejojnë që një pandemi globale të pengojë arratisjet e tyre verore”, thuhet në hyrjen e artikullit, ku gjithçka fillon pikërisht me Morena Tarakun.

Në artikull flitet për fëmijët e pasur të globit nga Rusia, Britania e Madhe e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë publikuar fotografi nga pushimet e tyre luksoze në destinacione të klasit të parë në Spanje, Qipro e Monako.

Por, ajo që lë përshtypje është edhe përfshirja në listë e Morenës, e cila tash e sa kohë është zhvendosur për të jetuar në Turqi e që “DailyMail”, shkruan edhe për byzylykun e saj prej ari të bardhë dhe diamanti në vlerë prej 340 mijë eurosh.

Pjesë nga artikulli i DailyMail.

“Disa kanë ndarë disa fotografi të festave të tyre të bollshme, të blerjeve, përfshirë muzikanten shqiptare dhe ish-mbretëreshën e bukurisë Morena Taraku, e cila ka një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamant të markës ‘Cartier’, vlera e së cilit shkon deri në 290,000 funte (340,000 euro)”, thuhet në artikullin e publikuar nga e përditshmja britanike.

Varëse e dorës e markës “Cartier”, e publikuar në Instagram nga Morena Taraku.

Edhe Morenës duket t’i ketë pëlqyer artikulli britanik dhe nuk ka ngurruar ta ndaj me mbi 1 milion ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka etiketuar faqen e “DailyMail” si mbishkrim të fotografisë.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Morena Taraku.

Artikulli përfshin po ashtu edhe historinë e martesës së tenistes ruse, Sofia Plotnikova, e cila pranoi propozimin për kurorëzim me një unazë të madhe diamanti në një destinacion luksoz siç janë Maldives.

“Ndërsa shumë prej nesh ende po luftojnë me kufizimet e udhëtimit COVID-19-nuk ka një test të rrjedhës anësore, maskë ose hotel karantine në dukje për këta fëmijë të pasur”, përfundon shkrimin tabloidi britanik, referuar fëmijëve të pasur të globit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore