Muzikë

Dafina Zeqiri publikon këngë kushtuar ditëlindjes


Dafina Zeqiri - Artiste

Një këngë e re kushtuar ditës së lindjes është projekti më i ri muzikor i publikuar nga këngëtarja, Dafina Zeqiri.

Kësaj radhe, Dafina, ka vendosur që festat t’i bëjë akoma më të veçanta duke dëgjuar këngën “Happy Birthday”, e cila trajton temën e kremtes së ditëlindjes, teksa shoqërohet me ritme verore dhe “dance”.

Këngës së sapo publikuar, Dafina Zeqiri e njohur edhe me nofkën – Duffye, i ka bashkangjitur edhe një video klip brenda të cilit shihen fëmijë, të rinjë e të moshuar duke festuar nëpër festat e tyre të ditëlindjes.

Vetë Dafina nuk është pjesë pjesë e klipit të këngës, por kjo nuk ka krijuar problem që projekti të mirëpritet nga fansat e saj që në minutat e parë të lansimit.

Ndërkaq, tekstin e këngës e ka shkruar vetë aristja bashkë me kolegun e saj, rep artistin, Elinel dhe kënga mban vulën e “Moneyz”.

Ndryshe, ky është projekti i katërt muzikor i Dafinës për vitin 2021, ndërsa para “Happy Birthday ajo kishte publikuar këngët si; “Duro”, “Japa” dhe “Pa ty” në bashkëpunim me Cricket dhe Muma.

Në anën tjetër, ylli i hitit “Supernova”, tash e një kohë po jeton romancën e saj të dashurisë me DJ Geek.

Dyshja jo rrallë herë ndajnë imazhe me ndjekësit në rrjete sociale duke treguar kështu se lidhja mes tyre po ecën për mrekulli.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore