Muzikë

Dafina Zeqiri “e pëlqyera” e Suedisë


Këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, ka shënuar suksesin e saj të radhës dhe kësaj here jo në një vend shqiptar, por në një shtet evropian në të cilin ajo e ka kaluar një pjesë të jetës së saj.

Dafina, e cila së shpejti pritet të publikojë albumin më të ri muzikor të paralajmëruar prej kohësh – “Dafinë moj”, është nominuar nga qeveria suedeze për “Çmimin e Eksportit të Muzikës”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg përmes një postimi në Instagram.

Fotografi e publikuar nga Anna Hallberg në Instagram.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”.

“Të nominuarit janë Dafina Zeqiri, Garmarna, Ludiwg Goransson, Nea dhe Oscar Holter. Të gjithë përfaqësuesit shumë të mirë të muzikës suedeze çuditen dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në eksportet suedeze dhe për ta vënë Suedinë në hartën globale të muzikës. Fituesi do të shpallet brenda një jave”, ka shkruar Hallberg në postim.

Çmimi, për të cilin Dafina është e nominuar, jepet nga qeveria suedeze që prej vitit 1997 dhe i atribuohet një artisti i cili përgjatë vitit ka qenë i suksesshëm në suaza internacionale dhe ka kontribuar në një imazh pozitiv të Suedisë.

Fotografi e publikuar nga Anna Hallberg në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore