Jetesë & Stil

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek flirtojnë në rrjetet sociale


Dafina Zeqiri e renditur si një ndër këngëtartet me zërin më të veçnatë në rajonin e Ballkanit, ka postuar një foto tepër joshëse së fundmi në instagram.

Komenti që tërhoqi vëmendje ishte ai i Dj Geek, teksa komenton “e imja” ndërsa Dafina ja kthehu “gjithmonë’.

Dyshja ka pasur një lidhje prej dy vitesh. Pas ndarjes së bujshme, mendohet të jenë rikthyer sërisht bashkë.

Dafina Zeqiri me nofken Duffy’e lindi në Varberg, por u rrit në qytetin e Malmos në Suedi. Ra në sy për talentin e saj që në moshën 10 vjeçare, ku mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi. Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh.

Ajo bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz-it, apo me koreografin e Britney Spears-it, në videoklipin e këngës “Rock this club”.

Së fundmi ka  sjellë ne skenë klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze, pasi siç shprehet ajo “çdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore