Sport

Cucurella transferohet te Chelsea


Chelsea ka nënshkruar me Marc Cucurella nga Brighton, u njoftua të premten.

Cucurella i bashkohet Chelsea-t në një marrëveshje me vlerë fillestare prej 56 milionë funte me një shtesë të mundshme prej 7 milionë funtesh.

Cucurella, 24 vjeç, kërkohej nga Manchester City dhe Cucurella dorëzoi një kërkesë për transferim, por të dy klubet nuk mundën të arrinin një marrëveshje, me Brighton që qëndronte i palëkundur në një vlerësim prej 50 milion funte për mbrojtësin e majtë.

Marrëveshja ngeci, pasi City nuk ishte i gatshëm të paguante çmimin e kërkuar për transferimin, duke lejuar Chelsea-n të luftonte për nënshkrimin e tij.

City ishte i interesuar të nënshkruante me mbrojtësin e majtë spanjoll vetëm nëse tarifa e kërkuar e transferimit ulet në 35 milionë funte.

Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colëell është transferuar në Brighton në formë huazimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore