Shqipëria

Covid i merr jetën Kujtim Prodanit


Kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Kujtim Prodani, është ndarë nga jeta ditën e mërkurë, në moshën 57 vjeçare.

Lajmi është bërë me dije në rrjete sociale  nga kolegët e Prodanit, të cilët kanë shprehur ngushëllime të sinqerta.

Kujtim Prodani kishte disa javë që ishte i prekur nga Covid-19 dhe ishte i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi, Tiranë.

Ai kishte postuar një foto në facebook me mbishkrim “Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe!” një ditë  përpara ndërrimit të viteve.

Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe!
(Klinika “SHEFQET NDROQI” ♥️🎩🎩🎩)
✋✋✋✋✋

Posted by Kujtim Prodani on Wednesday, December 30, 2020

 

Kujtim Prodani ishte një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Ai kishte më shumë se 25 vite prodhimtari artistike. Publikoi katër albume muzikore dhe dhjetëra këngë.

Gjithashtu ka marrë pjesë nëntë herë në Festivalin e këngës së radiotelevizionit Shqiptar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore