Lajme

Çoviç është lojtar rus në Bosnje e Hercegovinë dhe SHBA-të e dinë këtë, thotë eksperti kroat


Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Kryetari i Unionit Demokratik të Kroatëve në Bosnje-Hercegovinë (HDZ BiH(, Dragan Çoviç

Fakti që “Voice of America”, organizata më e madhe multi-mediatike shtetërore e SHBA-ve, publikoi një video për aktivitetet politike të nacionalistit kroat të HDZ-së në Bosnje dhe Hercegovinë, është sinjal i qartë se administrata e presidentit Joe Biden sheh dhe kupton gjithçka që ka të bëjë me të, thotë eksperti kroat i çështjeve të Ballkanit, Davor Gjenero për gazetën “Slobodna-Bosna”.

“Njëra prej gjërave të mëdha që diplomacia amerikane bëri pas formimit të administratës së re të Presidentit [Joe] Biden ishte reforma për legjislacionin zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë. Kur diçka është e rëndësishme për ta, diplomatët amerikanë janë shumë të kujdesshëm dhe të tërthorë. Ky ishte edhe veprimi politik i Matthew Palmer”, tha Gjenero.

“Qysh në fillim, synimi është përcaktuar qartë: konsolidimi i Federaratës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe rikthimi i besimit mes kroatëve dhe boshnjakëve, por edhe të dëshmohej qartë se problemi i funksionimit të Federatës qëndron tek entiteti tjetër, ai i cili frymëzon forca centrifugale shtetërore dhe synon shpërbërjen e shtetit [Republika Srpska]”.

Siç shpjegoi ai, në këtë proces Palmer gëzonte mbështetjen e Zagrebit zyrtar dhe BE-së për reformën zgjedhore në BeH.

“Në mënyrë që reforma të implementohej, pala boshnjake duhej të bënte shumicën e koncesionevve, dhe gatishmëri kishte për këtë. Kroatët nuk arritën as afër asaj se çfarë donin Dragan Çoviç dhe padroni i tij nga Zagrebi, Zoran Millanoviç”.

Sipas polotiologut Gjenero ishte presidenti kroat ai që krijoi obstruksione ndaj propozimeve të Palmer-it, derisa kryeministri kroat, Andrje Plenkoviç, ishte në linjën amerikane dhe evropiane.

Politologu kroat, Davore Gjenero

“Njëjtë si Millanoviçi i cili krijoi në Zagreb klimën për të penguar negociatat, ashtu bëri edhe Çoviç në negociata”.

“Pas obstruksioneve të Çoviçit, diplomacia amerikane hoqi dorë dhe rezultati i operacionit të Çoviçit ishte shpallja e zgjedhjeve të reja sipas ligjit të vjetër zgjedhor dhe ri-kandidimi i mundshëm i Zheljko Komshiç në Presidencën e BeH-së. Në kushte normale, në një arenë konkurruese, një politikan i cili lëshon mundësi të tillë, si kjo që ai e humbi, ne do të kthenim kokën prapa, dhe ai do të merrte rrugën drejt pensionimit politik. Natyrisht, kjo nuk ndodh, sepse nuk ka mekanizma brenda-partiak për të përcaktuar përgjegjësinë politike, kështu që Çoviç vazhdoi të helmojë edhe më shumë skenën politike, kësaj here me advokime të hapura, më falni por Herceg-Bosna”, shpjegoi më tej Davor Gjenero.

SHBA-të nuk kanë hequr dorë nga ndryshimi i ligjit zgjedhor, shpjegon analisti, përkundrazi.,

“Fakti se ‘Voice of America’, një media e lidhur fort me politikën e jashtme amerikane, flet hapur për Dragan Çoviç si lojtar rus në Bosnje dhe Hercegovinë, është vetëm njëra copëz e puzzle-s”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore