Sport

Courtois: UEFA dhe FIFA dëshirojnë të na ‘vrasin’


Portieri i Real Madrid-it dhe Belgjikës, Thibaut Courtois, ka dhënë një konferencë për një media spanjolle.

Ai ka folur rreth numrit të madh të ndeshjeve që janë të detyruar t’i zhvillojnë.

Për këtë, fajin ia ka vënë institucionit më të lartë të Futbollit Evropian, UEFA-s dhe atij botëror, FIFA-s.

Ai thotë se “UEFA dhe FIFA nuk kujdesen për futbollistët, atyre nuk iu intereson për neve, thjesht për xhepat e tyre”.

“Tashmë dëgjojmë për kampionate evropiane dhe botërore që do të zhvillohen çdo vit”.

“Kur do të pushojmë ne?”, pyet Courtois.

Përgjigjen për këtë pyetje e jap, po ai, “kurrë”.

“Ne nuk jemi robotë, duhet të trajtohemi si njerëz”.

“Çdo herë ka më shumë dhe më shumë ndeshje, dhe më pak kohë që ne të pushojmë. Askujt s’i intereson për ne. Në fund, ne do lëndohemi”.

“UEFA dhe FIFA dëshirojnë që të na vrasin”, shprehet gardiani belg.

“UEFA është gjithmonë e njëjtë. Ndoshta ju pengon se dikush e do krijimin e Superligës, por UEFA nuk kujdeset për ne”.

“Atyre ju intereson thjesht për para, për xhepat e tyre”.

Courtois ishte pjesë e dy ndeshjeve finale të UEFA Nations League me Belgjikën, ku përfunduan në vendin e katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore