Lajme

COP26: Vendet më të varfra kanë frikë se nuk e arrijnë dot samitin e klimës


Vendet më të varfra kanë shprehur shqetësimin për arritjen e samitit të klimës, COP26, i cili do të mbahet në Glasgow të Skocisë në muajin nëntor.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se ky shqetësim vjen pasi njëzet prej tyre janë në listën e kuqe COVID të Mbretërisë së Bashkuar çka nënkupton karantinim në hotel për mbërritjet.

Sipas këtyre vendeve, bisedimet dyjavore nuk kanë vetëm këto pasoja pasi ata do të duhet gjithashtu të izolohen kur të kthehen.

Lidhur me situatën, ata kanë paralajmëruar se fluturimet nga ishujt e Paqësorit janë ndalur dhe se disa qendra tranziti po refuzojnë jo-rezidentët.

Ky paralajmërim vjen nga grupi i përbërë nga 46 vendet më të varfra në botë, të cilat janë në listën e Kombeve të Bashkuara për vendet më pak të zhvilluara (LDC).

Ndërkohë, 20 vendet që janë edhe në listën e kuqe të udhëtimeve të huaja në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë Afganistanin, Etiopinë dhe Nepalin.

Sonam Phuntsho Wangdi, i cili është kryetari i grupit LDC dhe që është nga Bhutan-i i Azisë Jugore, ka thënë se “është populli ynë ai që është goditur më shumë nga kjo krizë gjithnjë e më keq. Ata duhet të përfaqësohen mirë në bisedimet për klimën”.

Ai ka shtuar se “bota nuk mund të rrezikojë marrjen e vendimeve jo ambicioze dhe të padrejta në COP26, ka shumë rrezik”.

Deklarata e tij pason një koalicion prej 1 mijë e 500 grupeve të gjelbra që bëjnë thirrje që samiti të shtyhet për shkak të COVID-it.

Mirëpo, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe OKB-ja kanë thënë se ata po planifikojnë të vazhdojnë sepse tubimi masiv është kaq i rëndësishëm dhe se po punojnë për ta mbajtur atë të sigurt.

Cilat janë rreziqet?

“BBC” tregon se mbledhja e 30 mijë njerëzve nga çdo vend në planet, pavarësisht nëse e kanë marrë sëmundjen nën kontroll apo jo, është një sfidë.

Veçanërisht kur bisedimet do të jenë ballë për ballë dhe që do të zgjasin dy javë në ambiente të mbyllura gjatë një dimri skocez, ku pakkush do të mbështesë hapjen e dritareve për të sjellë ajër të pastër që shpërndan viruset.

Ngjarja do të hapet nga njerëzit në demografinë më të prekshme: Mbretëresha (95 vjeç), David Attenborough (95 vjeç), Papa (84 vjeç) dhe presidenti amerikan Joe Biden (78 vjeç).

Sipas zyrtarëve që planifikojnë COP26, zgjedhja e mbajtjes ballë për ballë është bërë pasi e ardhmja e planetit është në rrezik dhe se Zoom-i nuk është zëvendësim për takimin personal. Kështu, ata këmbëngulin se rreziqet mund të minimizohen.

Cili është plani i sigurisë për Glasgow?

Linja e parë e mbrojtjes është vaksinimi. Ai nuk është i detyrueshëm, por “inkurajohet fuqishëm”.

Dozat e vaksinës janë premtuar për këdo që është i regjistruar në OKB dhe ato duhet të jenë në dispozicion tanimë.

Nëse kryhet vaksinimi, mbërritjet nga vendet e listës së kuqe do të vazhdojnë të karantinohen për pesë ditë ose 10 ditë nëse nuk janë të vaksinuar, me qeverinë britanike që paguan faturat e hoteleve.

Një pengesë tjetër është testimi i rregullt.

Atje do të ketë zona për udhëheqësit globalë dhe një “zonë blu” për ministrat, zyrtarët, vëzhguesit dhe mediat ku do të nxiten të mos përzihen.

Ndërkohë, maska do të jetë e nevojshme gjatë lëvizjes, numri në dhomat e takimeve do të jetë i kufizuar dhe do të ketë shumë dezinfektues duarsh.

Gjithashtu një masë kyçe sigurie do të jetë edhe ventilimi.

Ku qëndron shqetësimi?

Kohët e fundit, në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Japoni, konkurrentët u izoluan në një fshat atletësh.

Në vend të kësaj, në Glasgow, delegatët do të qëndrojnë brenda në hotele dhe rreth qytetit dhe do të takohen me të tjerët në mënyrë të pashmangshme.

Restorantet e qytetit, ku ka shumë të ngjarë që të ndodhë përzierja, po këshillohen për masat e sigurisë ndaj COVID-it, por që nuk mund të kontrollohen.

A mund të bëhet më shumë?

Në Marsejë, në konferencën e ruajtjes, askush i pavaksinuar nga një vend i listës së kuqe nuk u lejua në Francë.

Gjithashtu mbulesat e fytyrës duhej të visheshin gjatë gjithë kohës brenda dhe jashtë.

Dhe është e mundur që të kërkohet një maskë më e lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore