Lajme

COP26: Mijëra njerëz tubohen në Glasgow për aksion urgjent ndaj klimës


Mijëra protestues u nisën nga një park në Glasgow të shtunën për të marshuar nëpër qytetin mikpritёs tё konferencës sё OKB-së për klimën.

Studentë, aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar për klimën u grumbulluan nё të ftohtin e lagësht, ndërsa lëviznin në perëndim nga Parku Kelvingrove i qytetit drejt sheshit qendror George, duke kërkuar veprim të menjёhershёm global.

Ata mbanin flamuj të kuq dhe pankarta nё tё cilat shkruhej “Kapitalizmi po vret planetin”.

Një turmë energjike të rinjsh, disa me brirë demash, fajësonin për krizën klimatike kompanitё dhe brohoritnin duke thirrur në favor të socializmit, ndërsa grushtonin grushtat në ajër.

Dhjetëra flamuj kombëtarë skocezë valëviteshin në ajёr, disa blloqe larg vendtakimit tё konferencёs sё klimёs COP26, e cili ka nisur që nga e hëna dhe do të vazhdojë për një javë tjetër.

Folësit dhanë alarmin se si ngrohja globale po shkatërron tokat bujqësore dhe po kërcënon sigurinë ushqimore, me shumё qё kёrkonin drejtësi klimatike dhe kushte pёr fermerët vulnerabël.

Një javë fjalimesh dhe premtimesh të qeverisë deri më tani ka përfshirë premtime për të hequr gradualisht qymyrin, për të ulur emetimet e metanit të gazit të fuqishëm serrë dhe për të reduktuar shpyllëzimin.

Megjithatё, aktivistët akuzojnё se takimi i deritanishëm ka dhёnё shumë pak prova pёr përparim.

Nga konferenca, i pranishёm edhe aktori Idris Elba pranoi se kishte pak kredenciale për të folur mbi ndryshimet klimatike, por tha se ishte në COP26 për të përforcuar kërcënimin klimatik ndaj sigurisë globale të ushqimit.

E ulur në të njëjtin panel, aktivistja e drejtësisë klimatike Vanessa Nakate nga Uganda iu lut botës që të ndalonte djegien e lëndëve djegëse fosile, shkaku kryesor i rritjes së temperaturave globale.

“Ne po shikojmë fermat të shemben dhe resurset qё po humbasin për shkak të përmbytjeve, thatësirave dhe tufat e karkalecave qё po zhduken. Të gjitha ato që shkencëtarët po thonë se po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike”, tha Nakate.

Udhëheqësit e shoqërisë civile dhe përfaqësues nga kompani si Unilever dhe PepsiCo folën në konferencë për përgjegjësinë e korporatës për tё ulur barrёn e tregtisё ndaj natyrёs.

Po ashtu drejtoresha dhe themeluesja e Google Earth Outreach, duke folur rreth teknologjisë satelitore për të monitoruar peizazhet globale, kërkoi administrim më të mirë të pyjeve në botë.

“Nuk duam të shkruajmë nekrologjinë e planetit tonë me rezolucion të lartë”, tha Rebecca Moore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore