Sport

Conte e kërkon Insigne-n te Tottenham-i


Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve të Tottenham-it që të sjellin sulmuesin e Napoli-t, Lorenzo Insigne në Londër, madje qysh në muajin janar.

Conte beson se me kontratën e tij që po vjen në një fund, ai dëshiron një eksperiencë tjetër dhe se Napoli nuk do hezitojë që ta largojë.

30-vjeçari është kapiteni i ekipit të shtëpisë së tij, që janë në luftë për titull në Serie A dhe janë në fazën play-off të Europa League.

Mirëpo, me kontratën e tij që skadon në muajin qershor të vitit 2022, dhe me bisedimet për rinovim që janë shumë të vështira – e ardhmja e Insigne-s duket larg Napoli-t.

Sipas Repubblica, Tottenham-i tani po ndjekin fuqishëm Lorenzo-n, si një mundësi e një transferimi të madh me buxhet të vogël.

Ai do të jetë agjent i lirë në qershor, dhe deri tani është lidhur me Inter-in dhe Lazio-n nëse ai preferon qëndrimin në Serie A.

Conte është një adhurues i Insigne-s, me të cilon ka punuar gjatë viteve 2014-2016 kur ishte në stolin e Italisë.

Mirëpo, Insigne luajti vetëm gjashtë ndeshje nën drejtimin e Conte-s, pastaj pësoi lëndim në ligamentet e gjurit.

Gjithsesi – marrëdhënia e tyre është shumë e mirë, dhe pritet të shihet nëse ata do të bashkohen në Londër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore