Sport

Conte do të vazhdojë te Tottenham-i


Antonio Conte e ka konfirmuar që ai do të vazhdojë si trajner i Tottenham-it edhe pse kishte zëra që ai mund të dorëhiqej nga pozita e tij pas humbjes përballë Burnley-t.

Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë, dhe këtë e ka konfirmuar vet trajneri italian.

“Mendoj që momentalisht, zgjidhja më e mirë është që të vazhdojmë të punojmë shumë”, e nisi Conte.

“Besoj që puna është e vetmja mënyrë që të gëzojmë tifozët e klubit dhe vet klubin”.

Conte deri tani ka pasur disa rezultate të dobëta te Tottenham, por edhe ka arritur fitore të mëdha, përfshirë atë të javës së kaluar, kur e mposhti Manchester City-n me rezultat 2-3 brenda në “Etihad”.

“Është e rëndësishmë të jemi të fokusuar”, u shpreh Conte.

“Kemi nevojë për kohë, kemi nevojë për durim. Klubi është i pari që e di cila është situata dhe vet më treguan që e kuptojnë realitetin”.

Conte, përkundër disa rezultateve negative, është i lumtur me klubin dhe beson që kanë bërë ndryshim për të mirë.

“Unë jam perfeksionist, dhe e di që puna që po e bëj këtu do t’i ndihmojë klubit shumë”.

“Mirëpo”, shtoi Conte, “jam person që dëshiron të arrij rezultate shpejt, andaj mërzitem dhe nuk ri si dihet kur humbas”.

Conte e mbylli duke thënë që ky mentalitet e ka bërë atë që është sot, dhe se asnjëherë nuk do të ndryshojë pa marrë parasysh rrethanat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore