Shqipëria

Çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla “i pandryshuar”


“Çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet i pandryshuar”.

Këtë e konfirmoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, mëngjesin e 9 dhjetorit, për sa i përket dy akteve të rëndësishme – njëra për disa ndryshime në sektorin publik elektro-energjetik, tjetra për çmimin e energjisë në gjendje emergjente.

“Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës”, deklaroi Balluku.

Për sa i përket aktit të parë, Balluku bëri me dije se kalimi ka të bëjë me një ndryshim për miratimin në sektorin publik elektroenergjetik, që parashikonte ndryshime për disa indikatorë – Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas saj tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike, kanë sjellje rritje të konsumit dhe ulje të pagesave.

Për sa i përket aktit të parë, Balluku bëri me dije se kalimi ka të bëjë me një ndryshim për miratimin në sektorin publik elektro-energjetik, që parashikonte ndryshime për disa indikatorë – Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas saj tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike, kanë sjellje rritje të konsumit dhe ulje të pagesave.

Ajo tha se këto akte detyrojnë Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të prodhojë dhe të furnizojë me energji elektrike, aq sa është mesatarja vjetore prej 4.6 terevat.

“Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme”, ritheksoi Balluku.

Në përfundim ajo e rikonfirmoi dhe një herë se çmimi për familjarët dhe bizneset e vogla do të mbetet i pandryshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore