Financa

Çmimi i Bitcoin-it zbret në 32 mijë dollarë, rënia më e madhe që nga marsi


Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë pësoi rënie me 21% duke arritur çmimin prej  32 mijë e 389 dollarësh.

Kjo ishtë rënie më e madhe e kriptomonedhës për herë të parë që nga marsi.

Bitcoin arriti çmimin rekord të lartë prej 42 mijë dollarëve në 8 janar.

Çmimi i Bitcoin-it është katërfishuar gjatë vitit të kaluar.

Analistët e tregjeve kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me kriptomonedhën duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe luhatjet e Bitcoin-it.

Interesi i investitorëve dhe institucioneve për kritpomonedhën ka ndikuar pozitivisht në tregje.

Bitcoin shihet si mbrojtje kundër dobësimit të dollarit dhe rrezikut të inflacionit.

Sipas analizave të tregut, Bitcoin pritet të rikuperojë pozitat në tregjet e kriptomonedhave deri në çmimin e 44 mijë dollarëve.

Në periudhën afatgjatë, Bitcoin pritet të arrijë çmimin e 146 mijë dollarëve sipas institucionit financiar JPMorgan.

Kriptomonedha e dytë më e madhe, Ethereum pësoi rënie deri në 21%./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore