Sport

Çmenduria e Joshua-s – e plotë – pas humbjes nga Usyk


Anthony Joshua e humbi ndeshjen kundër Oleksandr Usyk, e cila u zhvillua më 20 gusht.

Pas ndeshjes, Joshua e përjetoi rëndë këtë humbje, derisa reagimet e tij ishin të çuditshme.

Në një video të publikuar nga “Sky Sport”, shihet si britaniku e humb kontrollin pas ndeshjes.

Fillimisht ai vetëm shikonte, pastaj doli me furishëm nga ringu, ndërsa ekipi i tij u përpoq ta frenonte para se të bindej të kthehej në ring.

Pastaj, Joshua ishte dukshëm i frustruar nga humbja ndaj ukrainasit për herë të dytë dhe në mes të kësaj ai hodhi dy nga rripat e Usyk-ut jashtë litarëve.

Boksieri britanik më pas foli edhe në drejtim të ukrainasit, duke i “kërkuar llogari” atij se si e fitoi luftën.

Usyk i tha britanikut: “Ti je djalë shumë i fortë. Dëgjo, je shumë i fortë”.

Joshua vazhdoi: “Nuk më intereson i forti, duhet të kem aftësi. Të jesh i fortë nuk fiton boksin. Aftësitë fitojnë boksin”.

“Ti nuk je i fortë, tregomë si më ke rrahur, si?”, vazhdoi Joshua, duke u vetëpërgjigjur, “për shkak të aftësive”, tha boksieri 32-vjeçar.

Usyk mposhti Joshua-n me vendim të ndarë për të mbrojtur titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Kjo ishte humbja e tretë e Joshua-s në pesë ndeshjet e fundit, derisa ai mund ta thellojë akoma më shumë këtë rezultat negativ.

Joshua së fundmi ka pranuar edhe ndeshjen me Tyson Fury, e cila pritet të zhvillohet në muajin dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore