Kosova

Çitaku komenton ndalimin e spiunes ruse: S’ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për t’i kuptuar qëllimet e saj


Foto nga Albanian Post

Ndalimin e spiunes ruse, Daria Aslamova, nga autoritetet e Kosovës e ka komentua edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Tëitter se qëllimet e ardhjes së Aslamovas në Kosovë janë krejtësisht të qarta dhe që kjo të kuptohet s’ka nevojë të jesh oficer i ushtruar.

“Daria Aslamova është ndaluar sot derisa provonte të kalonte kufirin nga Serbia për në Kosovë. Ajo është mbrojtëse e Putinit dhe propaganduese e Rusisë. Nuk duhet të jesh oficer i inteligjencës për ta kuptuar cili ishte qëllimi i këtij ‘udhëtimi’”, shkroi Çitaku.

Vlora Citaku

Siç raportoi Albanian Post, Aslamova një ditë më herët ishte takuar në Beograd me një klerik serb, ku kishte “marrë bekimin” e tij, dhe shkruante në profilin e saj në Facebook se “tash nuk ka frikë për betejë”.

Informacionin për ndalimin e saj e konfirmoi vetë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se po zbardhin arsyet e ardhjes së saj në Kosovë, porse e ndërlidhi me ngjarjet e fundit dhe tensionin në Veri.

Albanian Post ka publikuar një profil të gjatë të Aslamovas dhe hijeve të aktiviteti të saj.

Gjysmë gazetare dhe gjysmë pornostare, por tërësisht spiune

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore