Sport

Casillas: Jam homoseksual, shpresoj të më respektoni


Legjenda e Real Madrid-it, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët të profilit të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tyre.

Në një postim në Twitter të publikuar të dielën pasdite, ish-portieri i Spanjës tha: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”. Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars 2021, duke pasur dy fëmijë, të dy djem.

41-vjeçari mori një valë mbështetjeje pas njoftimit të tij tronditës, përfshirë nga ikona e Barcelonës dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Spanjë, Carles Puyol.

Puyol i replikoj ish shokut të tij të Kombëtares, duke i thënë, “Është koha të tregojmë historinë tonë Iker”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore