Sport

Carreno Busta i rrëmben medaljen Djokovic-it


Carreno Busta ka arritur të mposhtë serbin, Nuvak Djokovic në duelin për medaljen e bronzit në tenis për meshkuj në Tokio 2020.

Pas triumfit në Australia dhe French Open, si dhe Wimbledon 2021, Djokovic në Tokio 2020 do të duhet të largohet pa asnjë medalje individuale.

Spanjolli Busta arriti të triumfojë në dy sete: 6-4, 6-7 dhe 6-3.

Për Djokovic do të ketë një shpresë në tenis dyshe të përzeier, pasi garon edhe aty për medaljen e bronzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore