Futboll

Carlo Ancelotti mohon zërat se ka kërkuar rikthimin e Ronaldo-s


Media të ndryshme në Spanjë kanë raportuar për rikthimin e Cristiano Ronaldo-s në kryeqytetin spanjoll.

Madje, Edu Aguirre, miku i afërt i Cristiano Ronaldo-s, tha që këtë e ka kërkuar trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti.

Ai tha që Ancelotti dhe Cristiano kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin gjatë javëve të fundit.

Mirëpo, për të shuar polemikat, u përkujdes vetë trajneri italian.

Këtë ai e bëri përmes këtij postimi në Tëitter:

“Cristiano është legjendë e Real Madrid-it dhe ka gjithë dashurinë dhe respektin tim, mirëpo kurrë nuk e kam konsideruar nënshkrimin me të. Po shikojmë përpara”.

Sipas të gjitha gjasave, Ronaldo do të vazhdojë me Juventus-in.

Sa i përket Real Madrid-it, fokusi i tyre i vetëm mbetet Kylian Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore