Shqipëria

Byppas-i Orikum-Kaninë, rrëzohet kamioni – dy të vdekur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bypass-in Orikum-Kaninë, ku një kamion është rrëzuar dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe pasegjeri.

Policia e Vlorës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:40. Paraprakisht ajo bëri me dije se drejtuesi i mjetit kishte ndërruar jetë ndërsa trupi i pasagjerit nuk gjendej për shkak të rënieve të inerteve.

“Sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje”, thuhej në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore