Sport

Bylis-Laçi, rikthehen grushtet në stadiumet e Superiores


Bylisi ka luajtur përballë Laçit, të shtunën, për javën e 19 të Kategorisë Superiore, e përfunduar 0-1. Ndeshja ka patur një incident, në minutën e 55′, ku sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze ka goditur kundërshtarin, duke provokuar një sherr masiv në fushën e lojës, ku janë përfshirë lojtarët dhe stafet e ekipeve përkatëse. Zëvendëstrajneri i Bylisit, Bekim Kuli mbeti i gjakosur. Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë amerikano-nigerianin drejt atij gjesti. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe ndeshja të vazhdonte normalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore