Muzikë

Buta vjen me “Telebingo”


Buta - Rep Artist

Rep artisti, Buta – emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “Telebingo”.

Edhe në këtë klip, Buta, përsëri është shfaqur me një dukje trendi dhe shumë unike duke vazhduar të unifikohet si një artist i veçantë në diskografinë shqiptare.

Buta.

Muzika e “Telebingos” është bërë nga Edison Berkolli dhe Qëndrim Behluli, ndërkohë që në masterizimin e kësaj këngë ka ndërhyrë edhe Up Town Entertainment.

Ndërkaq, si edhe në shumë këngë të tjera, Buta, i ka kushtuar tekstin stilit të jetesës së tij “të shfrenuar” dhe të ardhurave nga punët ilegale.

Madje, në këngën e re Buta, përmend edhe çiftin e njohur të estradës  – Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, duke iu referuar prezantimit të emisionin të tyre të dikurshëm – “Telebingo”.

Dafina Zeqiri dhe Buta.

“Telebingo” pason këngën “Era” që u publikua vetëm disa javë më parë e ku Buta ishte mysafir i këngëtares, Dafina Zeqiri.

“Era” ishte mirëpritur nga publiku, ndërsa për pak kohë ka grumbulluar mbi 1 milion shikime në kanalin zyratar të Dafina Zeqirit në YouTube.

Ndërkaq, solo projekti i fundit i publikuar nga Buta është “Posht/Nalt”, të cilin e kishte lansuar në muajin korrik të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore