Sport

Bundesliga: Union Berlin barazon në shtëpi ndaj Koln


Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të kësaj të shtune në Bundesliga-n gjermane. Sfidat u luajtën për javën e 23 të kampionatit. Union Berlin barazoi pa gola në shtëpi ndaj Koln. Një rezultat jo shumë shpresëdhënës për fatet e tyre drejt një kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm, pavarësisht se mbajnë vendin e tretë në renditje.

Në takimet e tjera u prodhuan rezultatet: Mainz 1-0 Hoffenheim, Borussia Monchengladbach 0-0 Freiburg, Augsburg 2-1 Werder Bremen dhe Bochum 0-2 Schalke.

Me rezultatet e arritura, Union qëndron në vendin e tretë me 44 pikë. 49 pikë ka Borussia Dortmund që udhëheq renditjen. Bayern Munich ka 46 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Freiburg shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e pestë, duke qenë në një nivel pikësh me Leipzig-un e vendit të katërt.

Renditja e Bundesliga:

Takimi i fundit i kësaj të shtune në Bundesliga do të luhet mes Stuttgart-it vendas dhe Bayern Munich-ut. Ndeshja do të fillojë nga ora 18:30.

Të dielën do të luhen takimet: Bayer Leverkusen – Hertha dhe Wolfsburg – Eintracht Frankfurt.

Kujtojmë që java e 23 në Bundesliga nisi të premten me sfidën mes Dortmund-it dhe Leipzig-ut, e përfunduar me fitoren 2-1 të verdhezinjëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore