Pajisje

Bum i shitjeve të batanijeve elektrike në Evropë, dërgesat nga Kina shënojnë rritje me 97%


Për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve të gazit, evropianët po blejnë gjithnjë e më shumë batanije elektrike për t’u përballur me të ftohtin.

Këto batanije që vihen në prizë, arrijnë të ngrohin shtratin dhe rrjedhimisht të reduktojnë përdorimin e ngrohësve të ambienteve shtëpiake.

Ngjashëm si pjesa më e madhe e elektronikës në botë, batanijet elektrike vijnë nga Kina dhe një kompani vendase ka dhënë shifrat për këtë bum.

Referuar JW Insights, shitjet e këtij viti janë rreth 70 mijë deri në 80 mijë njësi krahasuar me 30 mijë në vitet e mëparshme.

Në vlerë, eksportet vetëm në periudhën janar-korrik arritën në 33.4 milionë dollarë, me një rritje prej 97 për qind.

Kjo shifër dyshifrore nuk i jep shumë hapësirë një industrie gjysmëpërçuese gjithnjë e më të trazuar.

Përveç mungesës së çipave, ajo tani po vuan nga një treg i qetë i elektronikës së konsumit, pasojat e luftës së vazhdueshme dhe vështirësitë në sigurimin nga jashtë.

Shitjet janë të ngadalta në pothuajse të gjithë sektorët, por janë kryesisht kompjuterët ata që po paguajnë për rënien.

Efekti pandemik që i kishte parë ata të ringjalleshin, tani e ka shteruar ngarkesën: në tremujorin korrik-shtator, desktopët dhe laptopët regjistruan një rënie prej 15 për qind krahasuar me një vit më parë.

Rënia ka pasur një tjetër të mëparshme. Dhe perspektiva është që kjo rënie do të vazhdojë.

Nga ana tjetër, Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të neonit, lëndë e parë themelore për çipat. Kurse prodhimi botëror i gazit natyror mbulohet 17 për qind nga Rusia, ndërsa ai i neonit i atribuohet 40 deri në 50 për qind dy vendeve në luftë.

Duke qenë se kriza do të zgjasë të paktën deri në vitin 2023, IBM ka njoftuar një investim prej 20 miliardë dollarësh gjatë dhjetë viteve  për të rikthyer prodhimin në vend, kurse Intel po studion impiante të reja në Evropë.

Dhe synimi është t’u jepet përparësi porosive nga Evropa pasi bota e gjysmëpërçuesve nuk mund të bazohet vetëm te batanijet elektrike.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore