Lajme

Bulldogu francez është qeni më popullor në SHBA, rrëzon nga froni Labrador-in


Bulldogu francez i butë dhe tepër i lezetshëm ka marrë titullin e qenit më të popullarizuar në Shtetet e Bashkuara.

Kjo, duke i dhënë fund mbretërimit 31-vjeçar të retrieverit Labrador si mbret i racave të pastra në renditjen e Klubit të Kennelit Amerikan për vitin 2022.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Me fytyrën e tij të sheshtë, sytë drenus dhe veshët e lakuriqit të natës, Frenchie është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në renditje për dekadën e fundit, duke zënë vendin e dytë vitin e kaluar, sipas klubit, i cili mban regjistrin më të madh të origjinës së qenve të racës së pastër në vend.

“Çfarë nuk është për t’u dashur tek ata? Ata janë shoqërues të mrekullueshëm, të lezetshëm dhe tregojnë dashuri të madhe”, tha mbarështuesi Johnny Danley Jr., nga Atlanta.

Bulldogu francez mbajti vendin e 14-të në renditjen e vitit 2012.

Që atëherë, regjistrimet janë rritur dhjetëfish, tha klubi në faqen e tij të internetit.

Danley filloi të mbarështonte bulldogë francezë për rreth një duzinë vjet si hobi, duke u shitur miqve, përpara se të hapte biznesin e tij, Damn Danley Kennels, në 2018.

Por këlyshët nuk janë të lirë, me çmime që fillojnë nga 3 mijë dollarë.

Popullariteti në rritje i racës – dhe çmimi – ka çuar në një rritje të vjedhjeve të bulldogut francez në vitet e fundit, sipas klubit.

Në një incident që u bë tituj kombëtarë në vitin 2021, dy bulldog francezë në pronësi të Lady Gaga-s u vodhën në një sherr në Los Anxhelos që la qentë e këngëtares të plagosur madje.

Danley pranoi se disa nga bulldogët francezë me madhësi të vogël mund të kenë probleme shëndetësore që ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes dhe palcën kurrizore.

Ish-qeni më i mirë, retrieveri i qetë Labrador, ka ende shumë fansa, pasi rrëshqiti një shkallë në vendin e dytë, përpara pozitës së tretë, Golden retriever dhe vendit të katërt, Pastorit gjerman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore