Gatimi

Bukë e ëmbël me xhenxhefil


Ilustrim
Përbërësit:

40 g maja të freskët për ëmbëlsira

1 lugë çaji sheqer

1 lugë çaji xhenxhefil

3 copë vezë

180 ml qumësht të vakët

120 g mjaltë

120 gram gjalpë të shkrirë

1/2 lugë çaji kripë

500 gram miell

25 g sheqer

Përgatitja:

Vendosni me një anë majanë e freskët në një tas të vogël, ma pas shtoni një klugë çaji sheqer, duke hedhur ujë të vakët dhe duke i përzier përbërësit. Shkuma lihet mënjanë që të ngrohet që të ngrihet.

Ndërkohë në një enë të pastër vendosim miellin e situr, shtojmë sheqerin e mbetur, pak kripë, xhenxhefil pluhur, gjalpin e shkrirë dhe mjaltin. Shtoni menjëherë vezët e plota, derdhni qumështin dhe përzieni përbërësit në një masë uniforme.

Pas 2-3 minutash përzierjeje, shtoni shkumën në enë dhe përzieni përsëri gjithçka. Tani e derdhim brumin në një kallëp të veshur me letër furre, e mbulojmë me një pjatë dhe e lëmë të ngrihet për rreth një orë.

Kur brumi të ketë ardhur, vendoseni në furrë të parangrohur në 180 gradë. Pas 35 minutash e lyejmë kekun me përzierjen e sheqerit pluhur dhe qumështit dhe e vazhdojmë pjekjen edhe për 5 minuta të tjera. Pas rreth 40 minutash, buka e ëmbël me xhenxhefil është gati. Tani lëreni të ftohet dhe spërkatni pak sheqer pluhur para se ta shërbeni nëse dëshironi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore