Sport

Bufon zgjatë kontratën edhe për dy vite me Parma-n


Ish-portieri i kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur, përkundër se ka mbushur 44 vjeç.

Ai së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin e Parma-s edhe për dy vite të ardhshme, që do të thotë se Buffon do të jetë aktiv në futboll të paktën edhe për dy vite.

Atij i skadonte kontrata në verë, teksa ka arritur marrëveshje dhe ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e kategorisë së dytë të futbollit italian, deri në verën e vitit 2024.

Pas vazhdimit të bashkëpunimit, ish-portieri i Juventus-it tha se ndihet mirë dhe ka ende për të dhënë në fushën e lojës.

“Unë jam mirë, e ndjej vetën mirë dhe mund të jap më të mirën time, përsëri dhe përsëri”, tha Buffon pas vazhdimit të kontratës.

Kujtojmë që Parma është klubi në të cilën Buffon-i nisi karrierën. Ai debutoi në vitin 1995, i cili më pas kaloi gjashtë sezone aty, para se të transferohej te Juventus-i në verën e vitit 2001, për një shumë rekord prej 52 milionë euro.

Te Juventus-i Buffon kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, i cili përgjatë 17 sezoneve, zhvilloi 656 ndeshje, para se të transferohej te skuadra e PSG-së.

Mirëpo, te Parisi ai qëndroi vetëm një sezon ku zhvilloi 25 ndeshje, i cili më pas u rikthye përsëri te Juventus-i për të qëndruar edhe dy vite të tjera, para se të shkonte te Parma, për ta mbyllur karrierën aty ku edhe e filloi.

Ndër të tjerash, ai numëron edhe 176 paraqitje zyrtare me fanellën e kombëtares së Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore