Përballje

Bucks dhe Mavericks triumfojnë në ndeshjet e para dramatike të playoff


Ndeshja e parë e playoff mes Miami Heat e Milwaukee Bucks ishte e ‘zjarrtë’ e dramatike dhe përfundoi me fitoren e Bucks 107:109.

Ky duel nuk përfundoi në kohën e rregullt, pasi Jimmy Butler shënoi në sekondat e fundit të çerekut të katërt për të barazuar rezultatin.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe fituesi i ndeshjes nuk dihej deri në posedimin e fundit.

Megjithatë, heroi i ndeshjes ishte Khris Middleton i cili shënoi një gjuajtje shumë të vështirë për të fituar ndeshjen.

Më të mirët te Bucks ishin Khris Middleton me 27 pikë, Giannis Antetekounmpo me 26 pikë e 18 kërcime dhe Jrue Holiday me 20 pikë e 11 kërcime.

Te Heat, më të dalluarit ishin Duncan Robinson me 24 pikë, Goran Dragic me 25 pikë dhe Jimmy Butler me 17 pikë e 10 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=mK2Z0N4NXOw

Ndeshja mes Los Angeles Clippers dhe Dallas Mavericks ishte befasi dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 113:103.

Çereku i parë u dominua nga Dallas Mavericks, por, kjo nuk zgjati shumë pasi Clippers përmbysën rezultatin në çerekun e dytë.

Çereku i dytë ishte fantastik për Leonard, i cili kishte edhe një ngulitje fantastike mbi Maxi Kleber.

Luka Doncic ishte fantastik, ku arriti edhe dyshifrorë të trefishtë.

Jalen Brunon dhe Dorian Finney-Smith ishin fantastik në momentet e fundit të ndeshjes për të i dhënë epërsinë, Mavericks, në rundin e parë të playoff.

Më të dalluarit te Mavericks ishin Luka Doncic me 31 pikë, 10 kërcime e 11 asistime,  Tim Hardaway Jr me 21 pikë dhe Dorian Finney-Smith me 18 pikë.

Më të mirët te Clippers ishin Kawhi Leonard me 26 pikë e 10 kërcime dhe Paul Geroge me 23 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore