Sport

Broja rikthehet të marrë minuta në Premier League


Armando Broja është rikthyer të marrë minuta në Premier League me skuadrën e tij Fulham këtë të shtunë.

Fulham priti Newcaslte-n për llogari të javës së 32 në Premier League, ku u mund minimalisht 0-1.

Broja nuk ishte titullar, por ndryshe nga ndeshja e fundit, ai ishte thirrur për takimin e sotëm dhe u përfshi në lojë në minutat e fundit.

Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë nga trajneri Marco Silva në minutën e 85 duke zëvendësuar mesfushorin portugez, Joao Palhinha.

Me një total prej 16 minutash në fushë, Broja nuk mundi të linte gjurmë të dukshme. Ai pati vetëm katër prekje të topit.

Në takimet e tjera të ditës, të zhvilluara paralelisht me sfidën Fulham – Newcaslte, Aston Villa barazoi 3-3 me Brentford-in, ndërsa Everton, Luton dhe West Ham arritën fitoren, respektivisht 1-0 ndaj Burnley, 2-1 ndaj Bournemouth dhe 2-1 ndaj Wolves.

Në portë për Burnley-in ishte gardiani “dardan”, Arijanet Muriç, me portierin që bëri një paraqitje nën mesatare.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha nuk mori asnjë minutë në përballjen me Aston Villa-n.

Manchester City fiton me katër gola në Londër

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore