Sport

Broja detyrohet të zëvendësohet pasi u godit me bërryl në sy


Talenti shqiptar, Armando Broja, është detyruar të zëvendësohet në ndeshjen përballë Watford-it, për shkak të një lëndimi në sy.

Sulmuesi 20-vjeçar ishte future në ndeshje gjatë pjesës së dytë në minutën e 46-të, dhe u zëvendësuar me Shane Long në minutën e 93-të.

Broja ishte goditur me bërryl nga portieri kundërshtar, Ben Foster pas një sulmi të Southampton.

Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë sulmuesit shqiptar, i cili po vuante nga dhimbjet pas goditjes së rëndë.

Pas disa minutash nga lëndimi, trajneri i Southampton në bashkëpunim me stafin mjekësor, vendosën që lojtari duhej të dilte nga fusha.

Ndeshja mes Southampton dhe Watford përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore